Të famshmëve të shumtë, të cilët janë solidarizuar me gjendjen e trishtë në të cilën ndodhet vendi ynë, janë bashkuar edhe balerinët; Kledi Kadiu dhe Albi Nako.
Dy balerinët do të oranizonin një workshop ës bashku por është shtyrë për për shkak të situatës së rënduar si pasojë e tërmetit 6.3 ballësht të mëngjesit të djeshëm.
Përmes një postimi në Instagram, Albi bëri me dije se eventi tyre është shtyrë për në datën 3 dhjetor dhe fitimet do shkojnë për të gjithë njerëzit në nevojë.
"Ishte parashikuar sot ardhja e balerinit të njohur Kledi Kadiu nga Italia në Tiranë për mbarëvajtjen e një ‘ëorkshop’ në ambientet e Albi Nako Dance Academy, por tragjedia që pllakosi sot Shqipërinë bëri që ky event të shtyhet në datën 3 dhjetor. Gjithë të ardhurat e këtij ‘ëorkshopi’ shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara. Jam i lumtur që këtë iniciativë e morëm bashkë. Faleminderit Kledi. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët".





