Tërmeti i ditës së sotme i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe viktima, ka bërë që të gjithë të sensibilizohen duke u lutur për Shqipërinë dhe duke dhënë ndihmesën e tyre, qoftë morale apo materiale.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka reaguar për këtë tragjedi në "Instastory" ku shkruan se ndjehet e shkatërruar nga ky lajm dhe se është pranë shqiptarëve me lutje e zemër.
“E shkatërruar nga lajmet e tmerrshme. Zemra dhe lutjet e mia janë për shqiptarët. Ju dërgoj gjithë dashurinë time në këto momente të vëshira”, krahas fotos me flamurin shqiptar kuq e zi.





