Këngëtarja Linda Halimi, e cila u rikthye në festivalin "Kënga Magjike", pas 9 vitesh mungesë ka vendosur të tërhiqet nga festivali.

Ajo u prezantua me këngën "Want my love", këngë që u prit mjaft mirë nga publiku, por duket se ka hequr dorë nga pjesëmarrja.

E kontaktuar nga "Iconstyle.al", këngëtarja ka konfirmuar lajmin ndërsa tregon edhe arsyen e këtij vendimi.

"Rruga e gjatë, kam gocën e vogël. E mora me shumë qejf, por s’mund të vij këtë vit. Rëndësi ka që kënga ime u lançua dhe u kënaqa shumë kur isha javën e kaluar", është shprehur Linda.

9 vite më parë, këngëtarja konkurroi në “Këngën Magjike” me një bashkëpunim me Nora Istrefin dhe reperin Big D por ata u përjashtuan nga gara pasi shkuan 30 minuta me vonesë në prova.