Moderatorja Rudina Dembacaj ka treguar se ka nisur punën që kur ka qenë 17 vjeçe, por ka theksuar se deri më tani nuk ka arritur asnjë gjë.
Me ironi ajo është shprehur se ‘ka krijuar’ një parti politike, që të përfitojë pa u lodhur, por që në fakt ka vetëm një anëtar, Rudina Dembacajn.
“Unë kam punuar që 17 vjeçe, deri më tani që jam 32 vjeçe. Kam bërë vetëm një vit pushim, ku linda gocën. Me punë e përpjekje leshtë. Leshtë asgjë nuk kam arritur. Ore kur ju them leshtë… Mendova që të behem e zgjuar. Më mirë vonë se kurrë, kam hapur një parti, që në fund të fundit dhe më në fund edhe unë të jetoj si gjithë dynjaja dhe pa u lodhur shumë. Si mendoni ju kam bërë mirë? Partia ime është një parti shumë interesante sepse ka plot një anëtar, jam vetëm unë. Partia ime është parti shumë e thejshtë për t’u menazhuar, ia bëj rup sup vetes, i vetmi rast kur Rudina Dembacajt i mbyllet haleja.”, u shpreh ajo ndër të tjera në monologun e saj në emisioni “Mos i Fol Shoferit”.
Rudina Dembacaj është ndarë nga burri i saj Aleksi dhe tashmë flitet se është në një lidhje dashurie me ish-deputetin Mark Frrokun. Ajo i është futur rrugës së biznesit pasi po drejton një biznes privat, restorant.





