Nëse ju kujtohet, në sezonin e kaluar të “Shiko kush Luan”, moderatorja Lei Kraja deklaroi se Robert Berisha mund të ishte padiskutim partneri i saj sepse i plotësonte të gjitha kriteret mirëpo sigurisht që ajo nuk mund të shihte me atë sy një burrë të martuar.
Por këtë të shtunë, Lei edhe Roberti ishin të ftuarit e Luana Vjollcës në Top Channel dhe në lojën me tullumbace me helium, moderatores sportive iu rikujtua situata e vitit të kaluar se çfarë ka për të thënë tani që Roberti është beqar.
“Roberti është i gjatë, i bukur, vetëm me qenë e verbër mos ta shoh” – tha Lei duke qeshur ndërkohë që edhe Roberti ishte i të njëjtit mendim; “Njëjtë dhe për mua, unë jam beqar”, tek e fundit tani ai nuk është me Norën, kështu që i kanë të gjitha mundësitë për të qenë bashkë!





