Një nga aktoret më të paguara të kinemasë, Scarlett Johanson dje ka festuar 35 vjetorin e lindjes.
Scarlet ka luajtur në rreth 47 filma dhe është rritur në sheshet e xhirimeve, pasi kur ishte vetëm 4 vjeç, falë mamasë së saj Melanie, ajo filloi të xhirojë disa spote me binjakun Hunter.
Në 1994 vjen debutimi i saj i parë kinematografik dhe në 1998 në moshën 14-vjeçare ajo interpreton rolin e Grace në filmin "The horse Whisperer". Nga ai moment sukseset për të vazhdojnë me (“Lost in Translation”, “Girl With a pearl earring”, “Match Point”) dhe bëhet kështu një muzë e Woody Allen.
Në 2009 ajo vishet nën petkun e Vejushës së Zezë, superheroina që interpreton edhe në kapitujt pasardhës së sagës së njohur. Johansson, përveç kinemasë i kushtohet me sukses edhe teatrit, dublimit, reklamave dhe ka publikuar edhe dy disqe si këngëtare.
Për sa i takon jetës private Scarlett ka mbi shpatulla dy martesa të dështuara, e para me kolegun Ryan Reynolds (2008-2010) dhe e dyta me gazetarin francez Romain Dauriac (2014-2017), me të cilin ka një vajzë, Rose Dorothy.
Prej majit ajo është e fejuar me aktorin amerikan Colin Jost, por çifti nuk ka njoftuar ende datën e dasmës.





