Maria Vasileviç, e dashura e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vendosur t'i futet politikës.

Pavarësisht 43 viteve diferencë moshe, 22-vjeçarja, e cila pasi fitoi çmimin Miss Bjellorusia në maj të vitit 2018, është parë disa herë në publik me presidentin e quajtur “Diktatori i fundit në Europë”.

65-vjeçari Lukashenko është quajtur i tillë pasi ka që në vitin 1994 që e udhëheq Bjellorusinë me grusht të hekurt.

Opozitarët ndëshkohen sa herë që organizojnë protesta kundër regjimit dhe në zgjedhjet e fundit nuk fituan as edhe një post të vetëm në Parlament, megjithatë, një prej atyre vendeve u zu nga Vasileviç, edhe pse nuk ka fare përvojë si politikane.