Një 63-vjeçar nga Bremen i Gjermanisë ka gjetur vdekjen për shkak të një infeksioni vdekjeprurës që iu shkaktua pasi e lëpiu qeni.

Ai kaloi më shumë se dy javë në spital duke u munduar t'i mbijetonte sëmundjes që i shkaktoi pneumoni, gengrenë dhe temperaturë deri 41 gradë celcius.

63-vjeçari ishte infektuar me "Capnocytophaga canimorsus", një bakter që transmetohet nga kafshimet por mund të përhapet dhe me lëpirje.

Bakteri është aq i rrallë sa një studim në Hollandë tregoi se prek një në 1.5 milion njerëz. Por nëse infektohen, atëherë 28 në 31 persona gjejnë vdekjen.