Ditën e sotme, mamaja e moderatores Bora Zemani ka ditëlindjen dhe e bija i ka kushtuar disa fjalë zemre në këtë ditë të veçantë.
Bora ka publikuar në Instagram foto të vjetra ku shfaqet e vogël me të ëmën, ndërsa shprehet se është shumë me fat që e ka!
"E bukura ime ka ditëlindjen sot! Je gjithçka për mua… shoqja, motra, mami im! Energji e bukur, shpirt i qeshur… jam me fat që të kam në jetën time! Sado të rritem dhe edhe pse sot jam nënë vetë, prap kam nevojë për mamin tim, njësoj, si në këto foto! Të dua ma! Edhe 100 vite te bukura për ty."





