Doktori i njohur i VIP-ave Skerdi Faria, ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.

Faria foli për operacionet plastike të personazheve VIP dhe tregoi se disa prej tyre i mohojnë ndërhyrjet që kanë kryer tek ai në fytyrë apo në trup dhe publikisht kanë thënë se janë tërësisht natyralë.

“Ka pasur raste sa të duash. Është jeta e tyre private dhe ne nuk kemi të drejtë që të ndërhyjmë. Mediat e kanë për detyrë që t’i gërricin çik VIP-at, të nxjerrin lajme. Por është edhe e drejta e tyre të thonë po kam bërë ndërhyrje ose jo”, tha Skerdi.