Sot është një ditë e veçantë për aktorin e njohur të humorit, Bes Kallaku.

Sot Besi feston ditëlindjen dhe ka qenë pikërisht bashkëshortja e tij Xhensila, e cila ka publikuar në Instastory urimin e veçantë për të.

Këngëtarja ka postuar tortën me qirinjtë dhe zbulon se aktori sot mbush 34 vjeç.  “Edhe 100 baba”, shkruhet tek torta, e cila është mjaft e veçantë dhe përmban gjithashtu edhe një urim për filmin më të ri të tij. Bashkëngjitur fotos Xhensila shkruan:”Bekimi ynë”.

Gjithashtu, sot është edhe premiera e filmit “Falco”. Në qendër të filmit është situata aktuale politike dhe sociale në Shqipëri, sigurisht e shoqëruar me nota humori dhe parodie, ku pjesë e tij janë edhe shumë personazhe të njohur nga publiku.