Një grua shtatzënë është sulmuar për vdekje nga qentë në një pyll në veri të Francës, ku po ndodhte një gjueti.

Elisa Pilarski, 29 vjeçe, e cila raportohej se ishte gjashtë muajshe shtatzënë në kohën e vdekjes, po shëtiste qentë e saj në afërsi të qytetit Villers-Cotterêts, vend ku u zbulua dhe trupi i saj.

Prokurori Frédéric Trinh tha se ajo vdiq pas “disa kafshimeve të qenve në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme dhe kokës”.

Policia tha se ata po kryenin prova mbi 93 qen dhe se kishin hapur një hetim edhe për vrasje.

Testet, duke krahasuar mostrat e ADN-së të freskëta me ato të marra nga Pilarski, do të përpiqen të përcaktojnë se cilat kafshë ishin përgjegjës për sulmin.

Pesë qen që i përkisnin zonjës Pilarski ishin në mesin e atyre që u testuan. Një ekzaminim pas vdekjes tregoi se viktima kishte pësuar kafshime qensh në kokë, në kraharor dhe krahë, duke shkaktuar një hemorragji të rëndë dhe humbje masive të gjakut.