Vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, duket se po e merr veten më së miri, pas shpëtimit nga kampi i tmerrit “Al Hol”, në Siri. Babai i tij, Afrim Berisha, ka vendosur t’i hapë vogëlushit një profil në “Instagram”.
“Ja dhe instagrami ynë”, shkruan Afrimi, ndërsa ka publikuar disa foto të Alvinit, ku shfaqet mjaft i qeshur dhe i lumtur.
Alvin Berisha preku zemrat e të gjithë shqiptarëve, italianëve, por edhe më gjerë, me historinë e tij.
Ai ishte marrë nga e ëma që në moshën 6-vjeçare në Siri, ndërsa pas vdekjes së saj ai kishte mbetur i vetëm në kampin e ferrit.
Me ndërhyrjen e gazetarëve italianë të “Le Iene”, dhe më pas edhe të autoriteteve të të dyja vendeve Itali-Shqipëri, ai arriti të shpëtohej prej aty dhe të bashkohej me familjen e tij në Itali.





