Aktorja turke, Hazal Kaya e njohur në Shqipëri si "Nihal" është bërë nënë për herë të parë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat turke, aktorja ka sjellë në jetë një djalë, ndërsa zbulojnë se vogëlushi do të quhet Fikret.
Hazal ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke publikuar foto gjatë gjithë shtatzënisë.
Ajo dhe partneri i saj u martuan në shkurt të këtij viti pas 5 vitesh lidhje.





