Në muajin gusht Robert Berisha njoftoi publikisht ndarjen e tij nga këngëtarja Nora Istrefi, me të cilën ka një vajzë të quajtur Renee.
Këngëtari tregoi se rrugët e tyre do të vazhdonin të ndara, por që ai do të gjendej gjithmonë pranë vajzës dhe Norës sa herë të ishte e nevojshme.
Madje, gjatë intervistave të fundit, Roberti është shprehur se vetëm vdekja e ndan nga mamaja e vajzës së tij dhe tregoi se ata ishin ende të martuar me letra, duke lënë të hapur mundësinë për rikthim.
Gjithashtu, “Rtsh.al” tregon se Roberti e ka gati edhe një këngë që mund të jetë dedikim për Norën pasi do të marrë pjesë në “Festivalin e 58-të të RTSH-së” me një këngë dashurie.





