Pushimet për këngëtaren e famshme shqiptare, Bebe Rexha nuk kanë kaluar sikurse duhet, sepse ajo ka marrë një ftohje.

Në një postim në Twitter, Bebe tregon se edhe pse është mjekuar me antibiotikë, shëndeti i saj është përkeqësuar edhe më shumë dhe ndaj ka përfunduar në spital.

"Unë përfundova në spital sot. U ftoha gjatë pushimeve. U mjekova me antibiotikë për 10 ditë, por e ftohura u rikthye edhe më e fortë. Unë nuk do i’a uroja askujt t’i ndodhte kjo. Dita më e keqe. Shpresoj që të bëhem më mirë. Qofshi të shëndetshëm dhe të lumtur. Ju dua të gjithëve."