Rjetet sociale si Facebook dhe Instagram janë edhe ndër hapësirat e vetme ku të rinjtë, por jo vetëm, i përdorin masivisht dhe shpenzojnë shumë kohë me to. Kujtojmë që Instagrami së fundmi ka marrë një sërë rregullash dhe ka bërë disa ndryshime mjaft të rëndësishme.

Megjithatë duket se akoma nuk paskan marrë fund ndryshimet, sepse Instagram ka njoftuar se  nga java e ardhshme do të vijë edhe ndryshimi që i frikësohen të gjithë.

Nëse deri më tani mendja ka qenë tek like që merrni në foto tashmë nuk keni pse stresoheni për një gjë të tillë, sepse like-t në foto do të zhduken!

Ndërkohë mësohet që like-t për çdo foto mundet t’i shohë vetëm personi që ka bërë postimin e fotos apo videos, ndërsa ndjekësit e tij jo.