Modeli Anwar Hadid është akuzuar të premten për vjedhjen e kufjeve Airpods në një rrugë në Londër.
Mësohet se i dashuri i këngëtares shqiptare, Dua Lipa ishte me mikun e tij Chas kur debatoi me Brian Clarke, i cili e akuzoi për vjedhje.
Brian, i cili nuk kishte dijeni se Anwar ishte yll hollivudian shpjegoi se ai e kishte gjurmuar me telefonin e tij dhe tha: "Unë ua tregova telefonin tim me aplikacioni "Find Iphone" duke më drejtuar tek ata."
Sipas Clarke, në një moment Anwar përdori gjuhë banale: "Unë nuk kam marrë iPhone tuaj, p*rdhu o burrë." Megjithatë, ai nuk arriti të fliste me fakte për akuzat e vjedhjes dhe djemtë u larguan.





