Ka reaguar për herë të parë modelja Kejvina Kthella, e cila kohët e fundit është në qendër të vëmendjes pas lajmeve se ajo ishte e dashura e Redjan Rrajës, një nga të arrestuarit për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.
Përmes një postimi në InstaStory, Kejvina ka ofenduar dhe paralajmëruar të gjithë gazetarët që sipas modeles kanë abuzuar me emrin e saj.
"Gazeflliqësira do përgjigjeni shumë shpejt për këto artikuj që keni përdorur në emrin tim. Po abuzoni si kafshët", shkruan modelja.





