Ambasada amerikane në Tiranë vazhdon të ofrojë asistencën e saj për të gjithë ata që duan të shkojnë në SHBA, nëpërmjet mënyrave të ndryshme ligjore.
Një nga këto është edhe ajo për bashkimin me të fejuarin apo bashkëshortin, ku ambasada deklaron se ka shumë mundësi që të ribashkohen me partnerin në Amerikë.
Sipas saj për çiftet e fejuara koha është më e shpejtë por ka më shumë procedura pasi të hyhet në SHBA.
“️Ka shumë mundësi për ju që të ribashkoheni me partnerin tuaj në Amerikë. Zgjidhni se cila nga to është më e mira për ju. Nëse keni paqartësi, më pyesni. #PyetAnen
Vizë fejese apo martese? Viza e fejesës është më e shpejtë, por ka më shumë procedura pasi ju të hyni në SHBA.
Për çiftet e fejuara koha e përafërt e udhëtimit 9 muaj.
Për çiftet e martuara koha e përafërt e udhëtimit 18 muaj”, shkruan ambasada e SHBA.





