Një mjet tip bot që transporton gaz është përplasur me një automjet tip “Benz” këtë mëngjes në Durrës.
Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë te rotonda e Kënetës.
Përplasja nuk ka qenë shumë e fortë, e si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, fatmirësisht pa të lënduar në persona.
Ndërkohë, aksidenti shkaktoi trafik të rënduar mjetesh.





