Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton pronarët e shpronësuar që preken nga projekti i Unazës së re të dorëzojnë dokumentet e kërkuara.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, ARRSH informon edhe për dokumentacionin e nevojshëm me qëllim tërheqjen e parave.

Njoftim për median

Në kuadër të realizimit të projektit “Rehabilitimi i Segmentit Rrugor ‘Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja’”, njoftojmë të gjithë pronarët e pasurive pronë private, të cilët janë shpronësuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.231 Datë 17.04.2019, të dorëzojnë dokumetacionin për tërheqjen e vlerës për shpronësim, sipas dokumentacionit në vijim:

1. Çertifikatën e pasurisë (fotokopje të noterizuar).

2. Kartelën e pasurisë (të rifreskuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë).

3. Hartën e pasurisë (të rifreskuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë).

4. Numër llogarie (Iban), në emër të pronarit të pasurisë, ose prokurë të posaçme për personat e autorizuar për tërheqjen e vlerës.

5. Kopje të kartës së identitetit.

Dokumentacioni mund të dorëzohet pranë Autoritetit Rrugor Shqiptarë, ose nëpërmjet postës.

Adresa: Rruga “Sami Frashëri”,nr.3, Tiranë, ++355 4 2223300