Shqipëria do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin.
Zonat perëndimore do të preken nga shira me intensitet të lartë dhe rrezikohen nga përmbytjet.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 15ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 22 ºC dhe në zonat bregdetare nga 13C në 22ºC.
Era do të fryjë në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje lokale shiu.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 16ºC dhe në zonat e ulëta nga 07ºC në 18ºC.





