Për të gjithë ata që ëndërrojnë tokën amerikane, sot është dita e fundit e mbetur për aplikimin për lotarinë amerikane.

Në një postim Facebook, ambasada e SHBA-ve në Tiranë iu kujton të gjithëve se aplikimet mund bëhen deri në orën 17:00.

"Sot është dita e fundit për të dorëzuar aplikimin e lotarisë DV2021! Mos harroni – secili anëtar i familjes tuaj, i cili plotëson kriteret kualifikuese, mundet të dorëzojë aplikimin e tij ose të saj! #PyetAnen", shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2021 nisën mesditën e 2 tetorit.