Gjurmët e gjetura në makinën e braktisur në fshatin Shkafanë kanë çuar në arrestimin e Redjan Rrajas.
Burime nga grupi hetimor thanë për gazetaren Klodiana Lala, se ka dyshime që Redjan Rraja të ketë patur rolin e ekzekutorit në atentatin me tre të plagosur ndaj prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Shkozetit.
Po sipas të njëjtave burime, gjurmët e gjetura në makinën tip Benz kanë patur përputhshmëri me shenjat e gishtave të Redjan Rrajas, i cili rezulton i skeduar nga policia për precedentë të mëparshëm penalë. Në makinën e braktisur në Shkafanë, u gjetën dy armë zjarri, tip kallashnikov, njëra prej të cilave e bllokuar.
Redjan Rraja ishte mes personave të shoqëruar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Ai u ndalua ndërsa tentonte të largohej nga Shqipëria.
Nga të shtënat me armë në mbikalimin e Shkozetit, mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, Andi Maloku, Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi.





