Komisioni i Ligjeve miratoi sot raportin për vakancën në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi pas mbarimit të mandatit të ish-gjyqtarit Bashkim Dedja.

Komisioni vendosi të çojë për votim në seancë plenare 3 kandidatët; Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Në total ishin 9 kandidatë, por në përfundim të procedurave të verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore, Komisioni i Ligjeve  ka vendosur lejimin e kandidimit për 3 kandidatë.