Në Open në Top Channel po flitet për atentatin e Shkozetit. Gazetarja Anila Hoxha tha se përplasjet në Durrës janë të shumta dhe tashmë të hapura.
"Arian Ndoja ka marrë titullin e magjistratit dhe gjatë karrierës së tij ka shërbyer në organin e akuzës në Durrës. Ndoja U diplomua si jurist me medalje të artë",– tha gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
"Ky nuk është atentati i parë. Në Durrës përplasjet janë të shumta dhe tashmë kanë dalë hapur",– vijoi gazetarja Hoxha.
"Grupet kriminale, siç ka ndodhur në rastin e fundit veprojnë në mënyrë të sofistikuar dhe nuk e kanë problem nëse do të dëmtonin dhe qytetarë të cilët kalojnë aty",– tha përsëri Anila Hoxha.





