Zbulohen detaje të reja në lidhje me grabitjen e postës shqiptare të ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë.

Burime policore thanë se janë 110 mln lekë që janë grabitur nga persona ende të paidentifikuar. Këto ishin paratë e pensioneve që kishin shkuar në postë.

Deri më tani është vënë në pranga vetëm roja i postës dhe shpallur në kërkim specialisti i sallës.

Roja i arrestuar është identifikuar si Besnik Parruca. Mësohet se pavarësisht se patrulla e policisë e ka pyetur nëse kishte ndonjë problem në postë, Parruca nuk ka treguar se ishin grabitur paratë. Siç ka treguar më pas në polici, ai pretendon se është kërcënuar nga grabitësit.