56 degë në Universitete rrezikojnë mbylljen pas perfundimit të raundit të tretë të regjistrimeve. Në 17 programe studimi nuk figuron asnjë student. Mosinteresimi vihet re më se shumti në programet e Histori – Gjeografisë si dhe të Fizikës e Matematikës.
“Referuar numrit të studenteve në këto 56 degë që arrin numri 200, edhe sikur të dëmtohet merita e preferenca e studentëve që fakultetet të bëjnë atë që bënë edhe vitin e kaluar, pra të kalojnë nga njëri program studimi tek tjetri për t’i plotesuar ato, sërish 36 degë nuk i shpëtojnë dot mbylljes”, thotë eksperti Rigels Xhemollari.
Ulja drastike e numrit të studentëve mund të sjellë falimentimin e Universiteve në rrethe, për shkak të mungesës së parave për të mbajtur administratën dhe stafin akademik.
“Fondi i mësimdhënies sigurohet 30% nga tarifat e studentëve. Në këto kushte do të kemi pedagogë të papunë, mungesë stafi, falimentim të Universiteteve”.
Për ekspertët, zgjidhja e kësaj situate është shfuqizimi i kriterit të mesatares, praktikë që u zbatua për Universitetin e Sportit dhe të Arteve.
Tv Klan





