Pas 13 muajsh peyullime, rinis në Gjykatën për Krime të Rënda procesi për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin. Jambelli akuzohet si urdhërues i vrasjes së kryekomisar Artan Cuku, ndërsa Leci si ndihmës i tij. 

Jambelli dhe Leci janë liruar nga autoritetet greke të cilat rrëzuan kërkesën e Shqipërisë për ekstradim. Në seancën e sotme Gjykata relatoi se përgjatë këtij viti që çështja ishte e pezulluar, policia e Fierit dhe Beratit kanë ushtruar kontrolle në banesat e tyre, pa i gjetur.

Neshat Fana, avokat i familjes se Artan Cukut e cilësoi qesharake faktin që policia i kërkon në Shqipëri, kur ata janë liruar në Greqi.

"Kjo është qesharake ju kërkoni në Fier e Ballsh për të pandehurit kur të gjithë e dinë që Jambelli dhe Leci janë liruar nga Greqia", u shpreh Fana.