Yuri Kim ka dalë sot përpara Komisionit për Politikën e Jashtme në Senatin Amerikan ku ka folur për prioritetet nëse emërohet ambasadore në Shqipëri. Në deklaratën përpara senatorëve, Yuri Kim u fokusua në tre pika kryesore sa i përket objektivave të saj si ambasadore në Tiranë.

Fillimisht, tha Kim, do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qëndrueshëm për të arritur në 2% të investimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate.

Yuri Kim theksoi si pikë të dytë zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

"Së dyti, do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjehërshëm, unë do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh Kim.