Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Ishëm. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Benz”, që janë përplasur më njëra-tjetrën.
Ndërkohë, të plagosurit janë transportuar për në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





