Gjykata për Krimet e Rënda kthen për hetime të mëtejshme dosjen në ngarkim të Agim Cekës, Alban Mollaymerit, Edi Likës, Klevi Likës dhe të shpallurve në kërkim Alfred e Elvis Vladi, të akuzuar për sjelljen në Shqipëri të 3.4 mln eurove me “Toyotat Yaris”.

Gjykata refuzoi kërkesën e prokurorisë për kalimin e çështjes në gjyq.

Gjatë seancës paraprake prokurorët paraqitën dy akte të reja të ardhura nga Belgjika dhe Italia, ende të papërkthyera. 3.4 milionë eurot u sekuestruan në portin e Durrësit.