Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali mëngjesin e kësaj të marte si pasojë e një aksidenti në një kryqëzim në aksin rrugor që lidh Giovinazzo me Molfetta-n.

Viktima, baba i tre fëmijëve, po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga makina “Mini Couper” në orën 06:00 të mëngjesit.

Gruaja, e cila ndodhej në drejtimin e mjetit, lajmëroi menjëherë policinë duke e njoftuar për aksidentin ku ishte përfshirë. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë, 38-vjeçari shqiptar nuk mundi të mbijetonte.