Arrestohen në flagrancë 2 shtetas në Durrës, një 19-vjeçar për "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta" dhe një 31-vjeçar për "Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 19 vjeç, banues në Durrës. Pas një telefonate në numrin 112 për një konflikt ndërmjet dy grupe të rinjsh në lagjen nr. 14 Durrës, shërbimet e Policisë janë afruar menjëherë me qëllim marrjen e masave për neutralizimin e situatës. Gjatë kontrollit fizik të njërit prej autorëve, shtetasit M.L. i është gjetur dhe sekuestruar një dorezë hekuri (përforcues grushti) pa leje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në rrugën "Adria" duke drejtuar motorin tip Lifan pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.