Problemet e brendshme të Arsenalit janë shumë të mëdha, me Lakazetin që i vë zjarrin edhe më keq situatës te “Topçinjtë”. Sikur mos të mjaftonte reagimi i ashpër i Xhakës ndaj tifozëve në barazimin e djeshëm ndaj Kristal Palasit, Lakazet i ka vënë zjarrin situatës me një pëlqim në “Instagram”.
Një tifoz i Arsenalit postoi një foto pas barazimit të djeshëm 2-2 me Kristalin, duke treguar gishtin e mesit, që i adresohet Xhakës dhe Unai Emerit.“Ik q***” shkruan ai për Xhakën, madje shton se nuk do ta shohë të mbajë veshur fanellën e ekipit që mbështet.Ndërkaq ky pëlqim që Lakazet ka bërë dhe kanë zbuluar mediat angleze, nxjerr në pah shumë probleme që skuadra ka në gjirin e saj.





