Drejtuesi i një makine ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në fshatin Tale të Lezhës. Mësohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, duke mbetur i plagosur drejtuesi i saj.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





