Një 38-vjeçar në Pogradec është arrestuar nga policia pasi kundërshtoi uniformat blu gjatë një sqarimit të rrethanave të një sherri.

Mësohet se patrulla kishte shkuar në një lokal në lagjen nr.2 të qytetit, aty ku po konfliktoheshin dy persona. Me të mbërritur, konstatoi se 38-vjeçari me iniciale G.K. ishte përfshirë në sherr me një person tjetër.

Gjatë momentit kur forcat e policisë do të shoqëronin për veprime të mëtejshme në ambientet e Komisariatit 38-vjeçarin, ky i fundit ka kundërshtuar me dhunë njërin prej punonjësve të Njësisë Operacionale të Rendit Publik.

Ai u arrestua për veprën penale të kundërshtimit me dhunë të punonjësit të policisë.