Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 protestuesi te Astirit, të cilët u arrestuan 18 ditë më parë për bllokimin në zonën e Unazë së Re.
Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skender Doda ankimuan sot masën e sigurisë "arrest me burg", ndërkohë që Gjykata e Apelit i la ata në "arrest shtëpie".
Gjykata e shkallës së parë kishte caktuar më herët masën "arrest me burg", ndërkohë avokatët e tyre kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, me argumentin se klientët e tyre kishin konsumuar të njëjtën vepër penale, sikundër edhe protestues të tjerë që më pas janë lënë të lirë.
Ata u arrestuan pasi u akuzuan për bllokim rruge, që me kodin e ri, vepra të tilla dënohen deri në 3 vite burg.





