Sergio Malaj është shqiptari i arrestuar nga karabinierët italianë pasi akuzohet se dhunoi për vdekje një 91-vjeçare, me synim për ta grabitur.
E moshuara u gjet me plagë në fytyrë, ndërsa dyshohet se u qëllua me grushte nga i riu Malaj, djali i shërbëtores.
Ishin vajzat e 91-vjeçares që e gjetën të pajetë nënën e tyre duke lajmëruar menjëherë karabinierët ndërsa dyshonin se bëhej fjalë për një grabitje. Viktima u gjet në dysheme në kuzhinë, sikur të kishte rënë nga një karrige, fytyra e mavijosur.
Vajzat vunë re menjëherë mungesën e 100 eurove dhe disa bizhuteri. Falë edhe pamjeve të kamerave në zonë, policia arriti menjëherë tek autori, djali i shërbëtores së ish-mësueses, i arrestuar tanimë dhe i dërguar në burg.
Autori u përpoq të shpëtonte nga rrobat e pikuara me gjak, duke i larë në lavatriçe.





