Policia e Durrësit ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksidentin horror të regjistruar në afërsi të Urës së Dajlanit, mbrëmjen e së shtunës.
Nga aksidenti tragjik humbi jetën 25-vjeçari R.B., banues në lagjen nr.15 në Durrës. I riu po udhëtonte me një motor të një picerie, kur u përplas nga një autobus dhe më pas u tërhoq për shumë metra nga një tjetër drejtues mjeti.
Në pranga kanë rënë shtetasit F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe P. T., 49 vjeç, banues në Krujë.
Njoftimi i policisë Durrës:
Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e datës 26.10.2019 në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, si pasojë e të cilit humbi jetën një shtetas, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë;
– P. T., 49 vjeç, banues në Krujë.
Arrestimi i tyre u bë për shkak se në autostradën “Tiranë-Durrës”, tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet, mjeti tip “Fiat Dukato” që drejtohej nga shtetasi F. T., dhe mjeti autobuz tip “Skania” që drejtohet nga shtetasi P. T., janë përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale " Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor"





