Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët me alternime vranësirash, por mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 19ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 27 ºC dhe në zonat bregdetare nga 18C në 28ºC.
Era do të fryjë në drejtim veriperëndimor me forcë valëzimi 2 ballë.





