Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 25-vjeçar ka gjetur vdekjen tragjikisht, në afërsi të Urës së Dajlanit.
Fillimisht viktima, ende i paidentifikuar, është përplasur nga një autobus, ndërsa ishte duke udhëtuar me një motoçikletë. Dyshohet se i aksidentuari ishte shpërndarës picash
Por pas kësaj, një automjet që ka kaluar më pas, nuk ka mundur ta shohë të aksidentuarin, duke e tërhequr zvarrë nën makinë për disa metra të tjera.
Siç shihet edhe nga pamjet, makina e ka tërhequr viktimën prej disa metrash dhe më pas e ka lëshuar.
Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një aksident, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i policisë:
Durrës. Informacion/ paraprak:
Më datë 26.10.2019, rreth orëns 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të një karburanti, në Shkozet, shtetasi P.T, duke drejtuar një mjet autobus tip "Skania" është përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B, 25 vjeç, banues ne lagjen nr 15 Durres i cili ka gjetur vdekjen.
Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se drejtuesi i motorit si pasojë e përplasjes nga autobusi është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja.
Ndërsa motorri është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit
Punohet për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes .





