Një grabitje ka lënë të vdekur një ish-mësuese 91-vjeçare në Itali dhe ka për autor shqiptarin Sergio Malaj, i cili i kishte hyrë në banesën e të moshuarës për të kryer vjedhje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Tolfa, Romë, Itali. Dyshimet e para janë se i riu, i cili tashmë është arrestuar, ka qenë nën efektin e alkoolit kur e theri.
Mësuesen e dalë në pension e ka gjetur pas disa orësh e bija.
Shqiptari tani ndodhet në paraburgim. Ai jetonte në një qytezë, 70 kilometra larg Romës.
Bashkë me shqiptarin ishte edhe një person tjetër, për të cilin policia ka nisur një operacion kërkimi.





