Ditëve të ngrohta me diell edhe për pak e duket se do t’iu vijë fundi, duke i lënë vendin reshjeve të shiut e temperaturave më të ulëta.
Sipas “Meteoalb”, java që vjen do të sjellë ulje të temperaturave duke shënuar rreth 6-7°C më pak se vlerat e kësaj fundjave, ndërsa të mërkurën e ditët në vijim, priten edhe reshje shiu. Pra nëntori pritet të vijë zyrtarisht më i ftohtë dhe me shi.
“Moti në vijim: kjo fundjavë mbetet me kthjellime por e freskët, kryesisht në orët e para të ditës dhe vonë në mbrëmje. Edhe java tjetër nis e kthjellët me rënie graduale të temperaturave por të mërkurën dhe në vijim ditët e para të nëntorit, priten reshje në territor. Po ashtu, temperaturat vijojnë të ulen duke shënuar rreth 6-7°C më pak, se vlerat e kësaj fundjave”, shkruan “Meteoalb”.





