Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kontroll blic në portin e peshkimit në Durrës.
Mësohet se objekt i kontrollit është karburanti i anijeve të peshkimit pasi dyshohet se këto të fundit kryejnë kontrabandë karburanti.
Burime nga Policia Kufitare thanë se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Durrës, iu ka kërkuar që të mbajnë nën mbikqyrje të plotë lëvizjet e anijeve të peshkimit 5 ditët e fundit.
Kontrolli bëhet brenda anijeve të peshkimi edhe për mjete të tjera të paligjshme.
Dyshohet se anijet furnizohen me karburant jashtë shtetit dhe e tregtojnë me çmim më të shtrenjtë në Durrës.