Në mesin e 18 të arrestuarve në Durrës në kuadër të operacionit “Rodoni”, janë vënë në pranga edhe ish-drejtuesit e Hipotekës, si: Ardian Iljazaj, Edlira Nova, Adrian Kona. Po ashtu janë arrestuar:  Bledar Zerba, Rovin Zeqja, Malvina Deçka, Enver Shima, Lafit Mullai, Algert Rapi, Gjon Proja, Albert Doda, Lekë Ndoj, Ledi Bushi, Gjon Bushi, Anila Çunaj, Shaqir Aruçi, Dorian Gollaj.

Masa e sigurisë personale “Arrest në burg” për shtetasit e meposhtëm:

•        Ardjan Iljazaj, 35 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        Edlira Nova, 34 vjeçe, ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        Adrian Kona, 47 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        Sulejman Ibrahimi, 51 vjeç, ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

•        Gjon Bushi, 56 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në  Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        Bledar Zerba, 37 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).

•        Malvina Deçka,  34 vjeçe, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

•        R. P., 31 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

•        M. Z., 41 vjeç, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
•        Rovin Zeqja, 34 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).
•        D. K., 36 vjeç,  ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
•        E. SH., 69 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në  Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
•        Lafit Mullai, 68 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në  Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
•        Ledi Bushi,  35 vjeç, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.
•        Gjon Proja,  59 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.
•        Gjon Bushi, 57 vjeç,  përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.
•        Albert Doda, 31 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.
•        Lekë Ndoj, 68 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u ekzekutuan vendimet e lëshuara nga gjykata për “Detyrim paraqitjeje” para Oficerit të Policisë Gjyqësore, për shtetasit:

•        Anila Çunaj, 40  vjeçe,  banues në  Vlorë, përfituese, e dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 i  kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.
•        Shaqir Aruçi, përfitues, e datëlindjes 10.02.1966, banues në Maminas, Durrës, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.
•        S. M.,  60 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.
•        A. Th., 29 vjeç, ish-juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.
•        L. K.,  33 vjeçe, Përgjegjese e Zyrës Juridike në Agjencia Shtetërore e Kadastrës Durrës, e dyshuar për “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
•        Dorian Gollaj, 34 vjeç, juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

1. L. O., administrator i një shoqërie private.
2. L. B.,  përfitues toke me banim në Bizë.
3. A. R., përfitues, me banim në  Katund i Ri, Sukth.