Një tjetër person nga Durrësi i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë, për llogari të drejtësisë italiane.
I arrestuari është Fation Xhezairi, 34 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar arrestuan durrsakun e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimi për këtë shtetas u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Ankona/Itali e ka dënuar atë me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.





