Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka bërë me dije se sapo është njoftuar për intoksikimin e nxënësve në shkollën e mesme “Rifat Manjani” Shupenzë ka nisur inspektorët në terren për gjetjen e shkakut të komplikacioneve te nxënësit.

Inspektorët kryen kontrollet përkatëse nga ku rezulton se një lëndë e shpërndarë në ajër ka sjellë vështirësi në frymëmarrje, të vjella dhe marrje mendsh tek nxënësit.

Tetë nxënës kanë marrë shërbim në spitalet e Dibrës dhe Bulqizës. Në shkollë ndodhen mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë, për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka marrë vendim të ndërmjetëm për mbyllje të klasës deri në matjen e lendës kimike në ambientet e klasës nga ana e Institutit të Shëndetit Publik.

Mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë janë në gadishmëri për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme.