Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin nga detyra gjyqtarin Artur Malaj, i cili është edhe kandidat për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Trupa gjykuese e KPA, e përbërë nga gjyqtarja Rezarta Schuetz si kryesuese, Sokol Çomo relator dhe Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Luan Daci anëtarë, deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë.

Më 3 gusht 2018 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, por vendimi u ankimua nga komisioneri publik edhe me rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.